Lajme
Gjermanët s’i përballojnë pushimet dimërore këtë vit
Më pak gjermanë mund të shkojnë në vendpushimet e skive dhe destinacionet e tjera të njohura të pushimeve dimërore në muajt e ardhshëm.
Kjo sepse ata duhet të kursejnë para pas rritjes së kostos së jetesës, tregon një sondazh.
Pothuajse gjysma e qytetarëve gjermanë që zakonisht shkojnë me pushime në dimër do të anashkalojnë udhëtimin ose do të gjejnë një opsion më të lirë këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve.
Rreth 23 për qind e të anketuarve thanë se do të “anulonin” planet e tyre të pushimeve dhe 26 për qind e tyre do të hiqnin dorë nga udhëtimet.
Inflacioni i lartë pritet të dërgojë ekonominë gjermane në recesion në tremujorët e ardhshëm. Në shtator, çmimet e konsumit u rritën me 10 për qind.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












