Lajme
Gjermani: 15 % e popullatës kanë marrë dozën e parë kundër COVID-19
Gjermania ka vaksinuar rreth 15 për qind të popullatës së saj me një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, thuhet në të dhënat e Institutit Robert Koch.
Sipas të dhënat të këtij Instituti, 15.2 për qind apo 12.7 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 5.9 për qind apo 4.9 milionë persona kanë pranuar edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Disa studime kanë sugjeruar se një dozë e vaksinës ofron një nivel të mbrojtjes kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Javën e fundit në Gjermani është përshpejtuar programi i imunizimit, ku vetëm gjatë së enjtes u administruan 700.000 doza.
Pavarësisht fushatës së imunizimit, Gernot Marx, kryetar i asociacionit për përkujdesje emergjente, paralajmëroi të premten se situata në spitalet e vendit ishte shqetësuese. Ai tha se vazhdimisht po shohin rritje të madhe të pacientëve me COVID-19, të cilët kërkojnë trajtim mjekësor.
Gjermania po përballet me valën e tretë të pandemisë, që është shkaktuar kryesisht nga varianti i ri i COVID-19, që fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar. Ky variant thuhet se përhapet më shpejt.
Instituti për kontrollin e sëmundjeve, Robert Koch raportoi të shtunën për 24.097 raste të reja dhe 246 viktima.
Që prej fillimit të pandemisë, në Gjermani janë regjistruar mbi tre milionë raste dhe mbi 78.000 të vdekur.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada Orteku fatal në Kanada merr jetën e tre shtetasve zviceranë... -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi -
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran












