Lajme
Gjermani: Arrestohen 5 persona për mashtrime milionëshe online
Një ekip hetuesish ndërkombëtarë ka arrestuar pesë persona të dyshuar për mashtrim në investimet online me vlerë miliona euro, njoftuan sot autoritetet gjermane.
“Bastisjet u kryen në Rumani dhe Bullgari”, tha Mario Krause nga departamenti i policisë kundër krimit kibernetik, në Braunshvajg.
Sipas tij, personat e dyshuar ndodhen në paraburgim që nga fundi i marsit.
Operacioni i parë, i kryer nga ekspertë të krimit kibernetik nga Saksonia e Ulët, të udhëhequr nga zyra e prokurorit publik të Göttingen, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, nisi më 22 mars.
Sipas policisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprime kundër të dyshuarve në gjithsej katër lande gjermane.
Hetuesit thanë se mashtrimet në investimet online prekën 33 000 individë, me dëme deri në 89 milionë euro (98,13 milionë dollarë).
Vetëm në Gjermani, hetuesit vlerësojnë se ka pasur rreth 5 500 viktima, duke rezultuar në dëme prej më shumë se 22 milionë euro.
“Operacionin i parë nisi në tetor 2021, me mbi 100 forca të vendosura në Bullgari, Holandë, Ukrainë dhe Qipro dhe Izrael”, sipas policisë, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
“Ky operacion mundësoi identifikimin e autorëve dhe zbulimin e akteve të tjera penale”, tha policia.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe













