Bota
Gjermani: ”Daimler” nuk financon më partitë politike
Gjatë vitit 2019 kompania gjermane e prodhimit të makinave ”Daimler” nuk do të bëjë donacione për partitë politike gjermane.
Kompania e makinave, zakonisht shumë bujarë në kontributin e saj drejt financimit të partive dhe formacioneve politike të opozitës, këtë vit ka vendosur të financojë vetëm projektet e trajnimit, promovimit kulturor dhe shkencor, restaurimit dhe kulturës, çka ka bërë që të ngjallë një reagim të ashpër te partitë politike.
“Daimler’ nuk jepte shumë fonde, rreth 10 000 euro në vit. Problemi nuk është te shkalla e dhurimit, por te parimi. Kompania po ndërpret financimin e aktiviteteve të organeve të ndërmjetme të shtetit dhe kjo nuk është një shenjë e mirë”, thotë Thomas Bauer, arkëtar i CSU-së bavareze, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Një shtet ku partitë politike jetojnë vetëm me financime publike është paradhoma e një shteti social”, shton ai në një intervistë me ”Die Welt”, ku shpreh frikën se edhe kompanitë e tjera të vogla dhe të mëdha mund të ndjekin shembullin e ”Daimler”.
“Demokracia nuk mund të jetojë pa parti dhe kujdesi për demokracinë është një detyrë qytetare, sidomos për një kompani e madhe si ‘Daimler’. Duke mos financuar biznesin e partive, ai dobëson demokracinë në Gjermani’’, shtoi Bauer.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












