Lajme
Gjermani: Kapet shqiptari me 2.3 kg kokainë, me vlerë prej 167.000 eurosh
Policia federale më pas e ka arrestuar përkohësisht 37-vjeçarin dhe e ka çuar në stacionin e policisë federale në Kempen
Policia federale ka sekuestruar 2.3 kilogramë kokainë, me vlerë 167,000 euro, në autostradën federale A 61.
Të premten në mëngjes, më 31 tetor 2022, në orën 01:30, një njësi patrulluese nga policia federale ka kontrolluar një 37-vjeçar shqiptar në një Mercedes C 200 të regjistruar në Hamburg, transmeton albinfo.ch. Ai kishte hyrë në Gjermani nga Holanda në autostradën federale A 61.
Personi në fjalë ka paraqitur për kontroll pasaportën e tij të vlefshme shqiptare. I pyetur për arsyen e udhëtimit, ai u tha policëve në anglisht se ishte nga Antwerp dhe po udhëtonte rrugës për në Hamburg, shkruan ots.de. Ndërsa pyetjes për objekte të ndaluara apo të rrezikshme, si armë, sasi më të madhe parash apo lëndë narkotike, personi i është përgjigjur me jo.
Në kontrollin e pastajmë të automjetit, policët gjetën dy pako me gjithsej 2.3 kilogramë kokainë nën një mbulesë plastike në pjesën e motorit.
Policia federale më pas e ka arrestuar përkohësisht 37-vjeçarin dhe e ka çuar në stacionin e policisë federale në Kempen për përpunim të mëtejshëm.
Pas përfundimit të masave policore në stacion, hetimet e mëtejshme i ka marrë përsipër hetuesia doganore e Essen-it, transmeton albinfo.ch. Vlera në treg e lëndës narkotike është 167 mijë euro.
Ky raport është dërguar më 7 nëntor 2022, në orën 11:10, nga Shtabi i Policisë Federale Sankt.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













