Lajme
Gjermani: Manifestimi letrar dhe konkursi letrar për mërgatën „Azem Shkreli“
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, mori pjesë në manifestimin tradicional letrar dedikuar jetës dhe veprës të shkrimtarit të njohur, Azem Shkreli, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH) në Düsseldorf, përcjell albinfo.ch.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se Azem Shkreli (1938-1997) konsiderohet një ndër poetët më të mirë të letërsisë shqipe në përgjithësi. „Vepra e Azem Shkrelit është unike në letërsinë shqipe. Ai shkroi poezi që vendosën një standard të ri estetik në letërsinë shqipe, dhe nëpërmjet figuracionit letrar dhe urtisë së malësorëve të vendlindjes së tij, krijoi vargje lakonike dhe me intensitet të madh semantik, çfarë nuk ishin parë ndonjëherë në poezinë shqipe. Librat si „E di një fjalë prej guri“, „Nga bibla e heshtjes“, „Nata e papagajve“, „Lirikë me shi“ apo „Zogj dhe gurë“, janë vepra kulmore të cilat e avancuan dhe reformuan poezinë shqipe.
Poezia e Shkrelit është historia në vargje e Kosovës“.
Në këtë orë letrare u ndanë edhe çmime në konkursin letrar për mërgatën „Azem Shkreli“ 2024.
Për veprat dhe punën letrare të shkrimtarit Azem Shkreli, folën Dibran Demaku dhe Pal Sokoli, kryetar dhe sekretar i Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani. Ndërsa, prof. dr. Anton Nikë Berisha elaboroi rëndësinë e veprave dhe të punës së Azem Shkrelit.
Në këtë takim morën pjesë familjarë të Azem Shkrelit, shkrimtarë, publicistë dhe artistë të mërgatës sonë.

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











