Lajme
Gjermani: Mbetet në fuqi dënimi ndaj 99-vjeçares që ishte sekretare në kampin e përqendrimit
Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani e ka lënë në fuqi dënimin ndaj 99-vjeçares Irmgard F. ish-sekretare e kampit të përqendrimit Stutthof, e akuzuar për nxitjen e vrasjeve masive të më shumë se 10.000 njerëzve në periudhën qershor 1943 – prill 1945.
Gjykata me seli në qytetin lindor Lajpzig e ka hedhur poshtë ankesën ndaj vendimit të Gjykatës rajonale Itzehoe, në qytetin verior Hamburg, në dhjetor të vitit 2022.
Gjykata rajonale e ka dënuar gruan me dy vjet burgim me kusht për dhënie ndihme dhe nxitje të vrasjeve në 10.505 raste dhe tentim-vrasje në pesë raste.
Gruaja, e identifikuar sipas ligjeve gjermane të privatësisë si Irmagard F., është dënuar sikurse të ishte nën moshën 21-vjeçare, pasi ka qenë e mitur në kohën e kryerjes së krimeve.
Vendimi i së martës është përfundimtar.
Ky rast konsiderohet si ndër gjyqet e fundit penale për adresim të vrasjeve masive që kanë kryer nazistët.
Irmgard F. ka punuar si daktilografe në zyrën e komandantit në kampin nazist të përqendrimit Stuttof, në atë që dikur ka qenë qyteti Danzig – tani Gdansk në Poloni – sa ka qenë 18 ose 19-vjeçare, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
Gjykata rajonale ka vlerësuar se gjatë punës së saj ajo u ka ndihmuar zyrtarëve të kampit në vrasjen sistematike të të ndaluarve.
Edhe vetëm mbështetja e aktiviteteve aty mund të shihet ligjërisht si nxitje e vrasjes.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











