Lajme
Gjermani: Propozohet rishqyrtimi i mundësisë për ndalimin e AfD-së
Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, deklaroi se duhet të shqyrtohet seriozisht opsioni i ndalimit të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), pas informacioneve të reja të publikuara nga shërbimet gjermane të inteligjencës.
“Është detyrë e jona të përballemi me armiqtë e demokracisë”, tha ai për grupin mediatik Funke.
Klingbeil theksoi se vetëm nëse raportet e inteligjencës tregojnë qartë se një proces i tillë ka gjasa të ketë sukses, atëherë duhet të ndërmerren hapa ligjorë. Si bashkëkryetar i Socialdemokratëve (SPD), pjesë e koalicionit të kancelarit Friedrich Merz, ai shtoi se qeveria nuk mund të qëndrojë pasive përballë një partie që hapur synon të minojë demokracinë gjermane.
Prandaj, sipas tij, “demokratët kanë për obligim të shqyrtojnë me seriozitet hapjen e procedurave ligjore për ndalimin e AfD-së”.
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në muajin maj e kishte cilësuar AfD-në si një “organizatë ekstremiste të djathtë”, por përdorimi i këtij përcaktimi u pezullua përkohësisht për shkak të një ankese të ngritur nga partia në Gjykatën e Apelit, përcjell albinfo.ch.
Edhe disa agjenci të inteligjencës në nivele shtetërore kanë bërë klasifikime të ngjashme për degë të ndryshme të partisë, e cila aktualisht është forca më e madhe opozitare në Bundestag.
Ndërkohë që SPD-ja e Klingbeilit po nxit krijimin e një grupi pune për të mbledhur prova që mund të tregojnë veprimtari antikushtetuese nga AfD-ja, blloku konservator i udhëhequr nga Merz mbetet i rezervuar, duke paralajmëruar se një proces i tillë ligjor mund të kthehet në favor të kësaj partie duke i rritur mbështetjen.
Sipas ligjit gjerman, një kërkesë për ndalim mund të bëhet nga Bundestagu, Bundesrati ose vetë Qeveria, ndërsa vendimin final e merr vetëm Gjykata Kushtetuese Federale.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025










