Lajme
Gjermani: Punëtorët në grevë, anulohen fluturimet
Greva e punëtorëve të hënën ka bërë që fluturimet të anulohen për udhëtimet brenda dhe jashtë qyteteve veriore gjermane të Bremenit, Hamburgut e Berlinit.
Punëtorët e aeroportit nisën largimet për mosmarrëveshje mbi pagën për netët e punës, fundjavën dhe pushimin, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
200 fluturime u anuluan të hënën, ka njoftuar aeroporti i Berlinit që bëri të ditur se janë prekur 27 mijë pasagjerë. Ndërsa, aeroporti i Hamburgut tha se mund të shtyhen ose të anulohen fluturimet, derisa aeroporti i Bremenit tha se të hënën nuk do të ketë fluturime.
Shoqata e aeroporteve të Gjermanisë tha se rreth 45,000 pasagjerë u prekën drejtpërdrejt si rezultat i grevave, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Largimet nga stafi i aeroportit vijnë pas bisedimeve të vështira për pagat.
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër














