Lajme
Gjermani: Qeveria ashpërson masat kundër punës në të zezë
Projektligji i ri parashikon gjoba më të larta dhe detyrime shtesë për punëdhënësit dhe punonjësit
Mësohet se Qeveria federale gjermane po ndërmerr hapa të rinj për të forcuar luftën kundër punës në të zezë dhe punës së padeklaruar, një problem që vazhdon të ndikojë ndjeshëm në tregun e punës dhe në të ardhurat publike të vendit, përcjell albinfo.ch.
Referuar burimeve qeveritare, projektligji i ri, i përgatitur nga koalicioni CDU/CSU dhe SPD, pritet të votohet në Bundestag më 13 nëntor 2025. Ky ligj synon të ashpërsojë ndëshkimet dhe të përmirësojë mekanizmat e kontrollit, sidomos në sektorët ku fenomeni është më i përhapur.
Në fokus të veçantë të këtij ligji do të jenë shërbimet për shpërndarjen e ushqimit, si dhe disa shërbime të tjera të lëvizshme ku rastet e punës së padeklaruar janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.
Sipas propozimit, punonjësit do të kenë detyrim të mbajnë dhe paraqesin dokumente identifikimidhe dëshmi të tjera që verifikojnë statusin e tyre të punës. Ndërkohë, punëdhënësit do të përballen me një detyrim të menjëhershëm raportimi për çdo punësim të ri, për të garantuar transparencë të plotë dhe shmangie të abuzimeve.
Përveç kësaj, gjobat për shkelje të rregullave pritet të rriten ndjeshëm, ndërsa organet kompetente do të pajisen me më shumë kompetenca për inspektime dhe ndëshkime.
Qeveria gjermane e sheh këtë hap si pjesë të një strategjie më të gjerë për të forcuar ekonominë formale, për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për të siguruar konkurrencë të ndershmemidis bizneseve.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











