Lajme
Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan në vendin e saj të punës
Dje në Markdorf të Gjermanisë, një shqiptar ka vrarë ish-gruan në vendin e saj të punës.
Sipas mediave gjermane, burri ka qenë në gjendje të dehur kur e ka qëlluar 44-vjeçaren me breshëri plumbash.
Prokuroria në Konstanz njofton se 47-vjeçari shqiptar, pas krimit kishte hipur në një taksi, duke ikur nga vendi i ngjarjes, por më pastaj është arrestuar nga policia.
Sipas prokurorisë, është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e këtij rasti.
Ndër të tjera, policia gjermane dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











