Lajme
Gjermani: Të infektuarit e pavaksinuar nuk do të paguhen gjatë karantinës
Gjermania merr një vendim tepër drastik në luftën ndaj pandemisë. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe infektohen, nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.
Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen, pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me Covid-19. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u është përgjigjur këtyre kritikave, duke theksuar se vendimi është i drejtë dhe se të tjerët nuk duhet të paguajnë për ata që vendosin të mos vaksinohen.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra paralajmëron për rreziqet e biçikletave elektrike dhe skuterëve elektrikë BFU rekomandon që përdoruesit të parashikojnë situatat në rrugë dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve... -
Si t’i kapërceni pengesat me të cilat përballet çdo njeri gjatë integrimit në Zvicër -
Bazel: Qytetarët votojnë në qershor për katër çështje kantonale -
Tre zviceranë humbën jetën nga një ortek në Kanada -
Rrëshqitje dheu në Weggis, evakuohet një shtëpi banimi













