Lajme
Gjermani: Vriten me armë babai dhe dy fëmijët, gruaja u plagos rëndë
Policia tregoi se të katër personat janë nga e njëjta familje
Policia gjermane ka gjetur trupat e pajetë të një burri 44 vjeç dhe dy fëmijëve, 11 dhe 13 vjeç, në një shtëpi në një qytet afër Hamburgut, në Gjermani.
Sipas mediave të huaja, policia tha se po i trajton vdekjet si një rast të dyshuar për vrasje. Në të tre trupat janë gjetur plagë me armë zjarri.
Një grua, e cila ishte plagosur rëndë nga të shtënat me armë, është gjetur gjithashtu nga policia. Policia tregoi se të katër personat janë nga e njëjta familje, transmeton albinfo.ch.
Prokuroria nuk ka dashur të thotë se kush ka qëlluar me armë zjarri dhe nëse 44-vjeçari ishte babai biologjik i fëmijëve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide













