Kosova
Gjermania dhe Franca kërkojnë rinisje dialogu Kosovë-Serbi
Kërkohet rinisja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Është bërë e ditur se Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian, kanë thënë se moszgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor.
“Së bashku me Serbinë dhe Kosovën ne jem të përkushtuar që të zgjidhim të gjitha pengesat e mbetura. Çështjet e pazgjidhura ndërmjet të dyja shteteve vazhdojnë të mbeten faktorë destabilizues në tërë Ballkanin Perëndimor dhe përbën edhe problem për sigurinë evropiane. Për këtë arsye, shtetet anëtare të BE-së kanë nominuar njërin prej diplomatëve më të aftë, Miroslav Lajçak, në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, kanë thënë dy ministrat.
Sipas Maas dhe Le Drian, tani pasi Lajçak ka marrë postin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është koha që të rinisë ky proces, i cili, sipas tyre, duhet të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që zgjidh të gjitha çështjet e hapura.
“Franca dhe Gjermania janë të gatshme ta mbështesin atë dhe ekipin e tij me gjithë potencialin tonë politik, diplomatik dhe ekonomik. Në prill të 2019-ës, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ftuan liderët e rajonit në një samit në Berlin. Tani që Miroslav Lajçak ka marrë detyrën dhe është koha që të rinisë dialogu. Qëllimi duhet të jetë arrtija e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe i kontribuon stabilitetit të rajonit”, kanë thënë ministrat Maas dhe Le Drian, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













