Lajme
Do të lehtësohet angazhimi i punonjësve të huaj në aeroportet e Gjermanisë
Qeveria federale do të lehtësojë angazhimin e punonjësve të huaj në aeroportet e Gjermanisë. Ky hap synon të zbusë mungesën e personelit, transmeton albinfo.ch.
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turqia, të cilët do të punësohen për një periudhë të kufizuar, pritet që të angazhohen së shpejti për të ndihmuar p.sh. me trajtimin e bagazheve dhe kontrollin. Këtë e njoftuan ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, ministrja e Brendshme, Nancy Faeser dhe ministri i Punës, Hubertues Heil, në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin. Ata e bënë të qartë se nuk do të ketë kompromis për sigurinë. Ndihmësit duhet të paguhen edhe sipas tarifave në fuqi.
Ministri i Transportit, Wissing, tha në revistën e mëngjesit të ZDF se “gjatë pandemisë, kur u ndërprenë fluturimet, punonjësit u larguan, ata kërkuan punë diku tjetër dhe tani nuk janë në dispozicion”, shpjegoi Wissing.
Ai shtoi se tani, para periudhës së pushimeve, ata nevojiten urgjentisht dhe kompanitë private, të cilat janë ofrues shërbimesh për punën e personelit apo edhe për kontrollet e sigurisë, nuk mund të vënë në dispozicion staf të mjaftueshëm.
Tani duhet kërkuar një zgjidhje “për të rekrutuar sa më shpejt personel të kualifikuar”, deklaroi Volker Wissing. Sepse kompanitë private nuk po arrijnë të rekrutojnë punonjës të mjaftueshëm në Gjermani.
Por duhet të jetë e qartë se punonjësit e huaj do të kalojnë kontrollin e sigurisë, vazhdoi Wissing. “Është Ministria e Brendshme ajo që është kompetente për këtë çështje dhe nuk mund të ketë përjashtime”.
“Gabim në planifikimin e personelit”
Wisssing i kishte thënë më parë radiostacionit gjerman Deutschlandfunk se personeli i ri për kontrollet e sigurisë dhe trajtimin e bagazheve duhet të rekrutohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Komisioneri i turizmit i qeverisë federale, Müller, fajësoi kompanitë për gabime të konsiderueshme në planifikimin e personelit. Përfaqësues të dhjetë aeroporteve më të mëdha gjermane, policisë federale si dhe autoriteteve të tjera dhe ofruesve të shërbimeve po diskutojnë sot masat që do të merren.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë Nju-Jorku nderon Emina Cunmulajn për kontributin humanitar dhe kombëtar... -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim












