Sport
Gjermania e mposhti Kosovën
Kosova ka pësuar nga Gjermania me rezultat 3:0. Gjermanet ishin më të mira gjatë gjithë ndeshjes
Në përballjen e parë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Kampionatin Evropian, Kosova U-19 e femrave në përballje me Gjermaninë, ka pësuar humbje me rezultat 3:0.
Gjermanet sulmuan dhe mbizotëruan gjatë gjithë ndeshjes në saje të përvojës së madhe ndërkombëtare dhe përgatitjes më të mirë fizike. Por, futbollistet e Kosovës me mjaft sukses mbyllnin korridoret dhe me një mbrojtje të fuqishme e sidomos të portieres Florentina Kolgeci arritën t’u bëjnë ballë kampioneve gjermane, shkruan faqja e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Futbollistet e Gjermanisë qysh në minutën e 19-të goditën tërthorësen dhe në vazhdim në minutën e 31-të shënuan përmes Oberdorf. Rezultatin në 2:0 e ngriti Ziegler me një gol mjaft të dyshimtë, pasi më parë dy futbolliste të Kosovës ishin të shtrira në zonën e rrezikut si pasojë i ndërhyrjeve të gjermaneve, por gjyqtarja Ozçigdem heshti dhe pranoi golin, kur mbrojtja e Kosovës gati ishte e hutuar rreth futbollisteve të lënduara. Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, përcjell albinfo.ch.
Me të filluar pjesa e dytë Ebert shënoi golin e tretë në minutën e 49-të për rezultatin 3:0. Deri në fund gjermanet sulmuan, por vashat kosovare arritën të mbrohen dhe ndeshja u përmbyllë me rezultat 3:0 në të mirë të Gjermanisë.
Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e radhës e ka të premten në orën 12.30 kundër Islandës, e cila në ndeshjen e sotme mposhti Malin e Zi me rezultat 7:0.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












