Bota
Gjermania, e pasur me fëmijë të varfër
Në Gjermani po rritet numri i fëmijëve të varfër. Kështu thuhet në studimin aktual të Fondacionit “Bertelsmann”. Rreth dy milionë fëmijë në Gjermani sot jetojnë në familje që varen nga ndihma sociale, që është më shumë se 5 vjet më parë. Të varfërit janë ata fëmijë, prindërit e të cilëve janë të papunë dhe marrin mbështetje nga shteti, shkruan albinfo.ch.
“Fëmijët duhet të heqin dorë nga shumë gjëra”, tha Annette Stein, një eksperte për politikën e familjes në Fondacionin “Bertelsmann”, përcjell albinfo.ch. Mohimi fillon në shtëpi: fëmijët e varfër shpesh nuk kanë dhomën e tyre, dhe për këtë arsye ata nuk kanë një vend ku mund t’i kryejnë detyrat e shtëpisë. Ata janë të ushqyer keq, në vend të frutave dhe perimeve, shpesh në menynë e tyre marrin ushqim të shpejtë. Fëmijët nga familjet e varfra janë shpesh të izoluar nga shoqëria, nuk kanë para për udhëtime shkollore, shoqatat sportive apo mësimet e muzikës. E gjithë kjo ndikon dhe për një shkollim të keq. Fëmijët nga familjet në asistencë sociale që arrijnë nëpër universitet përbëjnë një përjashtim.
Studimi tregon se në përgjithësi në Gjermaninë jugore rreziku i varfërisë është shumë më i ulët se në zonat më pak të zhvilluara industriale.
Një fakt tjetër, pothuajse çdo i pesti fëmijë në Gjermaninë Lindore rritet në varfëri. Rekord ka shënuar Berlini. Pothuajse çdo i treti fëmijë në kryeqytet rritet në kushte të këqija. Fillim dukshëm më të mirë në jetën e tyre kanë fëmijë që jetojnë në Bavari apo Baden Württemberg, ku nga varfëria është prekur çdo i dhjeti fëmijë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













