Kosova
Gjermania e vlerëson “hap konkret” vetëm dërgimin e draftstatutit në Kushtetuese
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se vetëm dërgimi i draftstatutit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese konsiderohet si “hap konkret” për themelimin e tij, duke iu përgjigjur ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila të enjten në letrën drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, zotohet që do ta çojë një draftstatut të Asociacionit të punuar nga vetë Qeveria në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të këtij muaji.
Por ambasada gjermane ka përsëritur që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës të jetë i suksesshëm duhet që draftstatuti të dërgohet në Kushtetuese para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, që mbahet sot dhe nesër.
“QUINT-i dhe të tjerët kanë theksuar vazhdimisht se Kosova pritet të ndërmarrë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit në mënyrë që të arrijë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm. Sipas mendimit tonë, dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara mbledhjes së Komitetit të Ministrave do të ishte hap i tillë. Siç tha ambasadori Rohde në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova tani duhet ta bëjë pjesën e rëndë’. Kjo ende nuk ka ndodhur”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
Gërvalla të enjten ia ka drejtuar letrën Rousopoulosit, në përpjekjen e fundit që Kosova të përfshihet në agjendën e Komitetit të Ministrave më 17 maj për t’u votuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës.
Gjermania dhe Franca janë dy shtetet që kanë kushtëzuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me “hapa konkretë” për formimin e Asociacionit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











