Kosova
Gjermania emëron një të dërguar special për Kosovën?
Kur do që Serbia dhe Kosova ta zhbllokojnë dialogun, në atë proces mund të përfshihet edhe Berlini, nëpërmjet përfaqësuesit të tij special
Gjermania mund të shtojë angazhimin në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke emëruar një të dërguar special, njësoj siç ka bërë së fundmi SHBA-ja.
Kur do që Serbia dhe Kosova ta zhbllokojnë dialogun, në atë proces mund të përfshihet edhe Berlini, nëpërmjet përfaqësuesit të tij special.
Gjermania kështu do t’i bashkohej SHBA-së që tashmë ka caktuar Mathew Palmerin si të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, por edhe Francës e cila ka paralajmëruar se dëshiron “vendin në këtë rajon që i takon”, me paralajmërimin se do ta ketë personin e saj që do të ngarkohet me atë mision, shkruan “Veçernje Novosti”.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, të mërkurën do të takohet në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe ka deklaruar se Serbia është e interesuar që në dialog me Prishtinën të përfshihen të gjithë ata që mund të ofrojnë ndihmë.
“Gjermania dhe Franca janë partnerë të rëndësishëm. Kemi komunikim të shkëlqyeshëm, në disa gjëra pajtohemi, në disa jo. Ata kanë bërë thirrje për heqje të taksës, Prishtina nuk i ka dëgjuar, njësoj si disa thirrje të tjera. Gjermania ka qenë më e qarta deri më tani, duke e ftuar Prishtinën në takim në Berlin. Nëse mund të ndihmojnë, le të ndihmojnë, shpresoj që dialogu të vazhdojë sa më shpejt”, u shpreh ajo.
Ish-ambasadori i Serbisë në Berlin dhe Vjenë, Milovan Bozinoviq, ka thënë për “Novosti” se emërimi i një të dërguari special nga Gjermania do të jetë vazhdimësi e angazhimit të tyre kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës.
“BE-ja në periudhën e fundit ka shfaqur se nuk i shkon për dore të jenë arbitër i autoritetit, andaj gjithmonë është shikuar se çfarë do të thonë “të mëdhenjtë” brenda BE-së, mbi të gjitha Gjermania. Nëse Berlini tani ka caktuar të dërguarin e tij, atëherë mund të kemi një udhëheqës që ka fuqi të pajtimit dhe e di se si duhet të arrihet”, u shpreh ai.
Iniciativa e Gjermanisë është dëshmi shtesë e deklaratës së shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili ditë më parë tha se Kosova është bërë temë globale në interesin e fuqive të mëdha, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit Vala tjetër e shkurtimeve të vendeve të punës në bankën zvicerane UBS do të fillojë në... -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026? -
Mund të bëhet më shumë për të parandaluar varësinë në Zvicër, thotë OJQ kundër varësisë -
30 km/orë në rrugët kryesore të Baselbieter, e arritshme vetëm me votën komunale











