Lajme
Gjermania hoqi 20 vende nga lista e vendeve me rrezik nga Covid
Pas disa javësh, Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë.
Thuhet se heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përmbahen disa rregullave dhe karantinimeve.
Nga sot, Qeveria federale ka hequr rreth 20 vende nga lista e zonave me rrezik të lartë, përfshirë edhe Spanjën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Kështu ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI). Tunizia, Maroku dhe India janë hequr po ashtu nga lista, si dhe disa pjesë të Francës. Kjo mundëson ardhjen më të lehtë të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani, sepse këto vende nuk klasifikohen më si zona me rrezik të lartë. Në vendimin e fundit asnjë vend tjetër nuk është klasifikuar si zonë me rrezik të lartë.
Vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina vazhdojnë të mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, sikur edhe Zvicra dhe shumë vende të tjera fqinje të Gjermanisë. Kjo do të thotë se personat që vijnë nga këto vende duhet të plotësojnë formularët për hyrje në Gjermani, e nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar në tre muajt e fundit, duhet të kenë teste negative dhe të futen në karantinë.
Deri tani më shumë se 100 vende janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë. Qeveria federale dhe ato të landeve kanë vendosur të mërkurën që klasifikimi i vendeve duhet të rishikohet, me qëllim që të lehtësohen udhëtimet përsëri. Për vendet me rrezikshmëri të lartë vlejnë rregulla të posaçme për hyrje të udhëtarëve nga këto vende në Gjermani. Për personat e pavaksinuar dhe që nuk janë shëruar vlejnë edhe rregullat e karantinimit.
Karantinimi dhe udhëtimet
Kushdo që hyn në vend nga një zonë me rrezik të lartë dhe nuk është plotësisht i vaksinuar – do të thotë nuk është vaksinuar të paktën dy herë – ose nuk është shëruar në tre muajt e fundit, duhet të futet në karantinë për dhjetë ditë. Karantinën mund ta shkurtojë pas pesë ditësh nëse e bën një test dhe ai rezulton negativ. Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende moshën gjashtë vjeç, izolimi përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes në vend. Ata nuk kanë nevojë për teste.
Klasifikimi i një vendi si zonë me rrezik të lartë lidhet edhe me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme për udhëtime turistike të panevojshme. Ndërsa heqja e vendeve nga kjo listë i lehtëson edhe udhëtimet turistike në këto vende.
Gjermania ka vendosur së fundi që të heqë masat kufizuese në tri faza të ndryshme. Ndërsa më 20 mars pritet të hiqen të gjitha masat në këtë vend.
E-Diaspora
-
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen "Ne nuk duam të përçajmë popullsinë," është shprehur kryetari i komunitetit mysliman shqiptar, Sinan Sadriu... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë










