Lajme
Gjermania, i sëmuri i Evropës
“Gjermania është The sick man of the Europe – njeriu i sëmurë i Evropës, kishte deklaruar pak para mijëvjeçarit revista The Economist.
Atë kohë kjo ishte si thirrje për politikanët gjermanë, të cilët, ende të dehur nga vitet ekonomikisht të forta pas ribashkimit e që kishin refuzuar çdo reformë. Këto reforma u kompensuan nga qeveria e kancelarit të atëhershëm Gerhard Schröder (SPD), për shembull, me reformën e tregut të punës, të njohur si Hartz IV, shkruan DW.
Gjendja ndryshoi për të mirë dhe kjo zgjati 14 vjet. Një grup ekonomistësh nga Berlini dhe Londra shkruajtën një ese për Gjertmaninë me titull: Nga njeriu i sëmurë i Evropës në një superstar ekonomik.
Por tani sërish po bën xhiron shprehja e atëhershme “i sëmuri i Evropës”. Ekonomia gjermane nuk po arrin të rimëkëmbet nga kriza e fundit.
Prodhimi ekonomik ka shënuar ngecje në gjashtë muajt e parë, që ekonomistët e quajnë “recesion teknik”. Në tremujorin e fundit, produkti i brendshëm bruto ngeci në nivelin e tremujorit të mëparshëm.
E këta tregues çojnë në konstatimin se ekonomia gjermane do të shënojë rënie gjatë këtij vitit. Në korrik u publikuan të dhënat e anketës me 9.000 menaxherë të kompanive gjermane ku thuhet se “situata në ekonominë gjermane po errësohet” dhe se do të ketë një rënie gjatë vitit prej 0,3%, përcjell albinfo.ch.
“Rritjet globale të normave të interesit po influencojnë gjendjen, veçanërisht pasi kompanitë gjermane kanë probleme me vendndodhjen e tyre”, tha për Reuter, kryeekonomisti i Commerzbank, Jörg Kramer.
Kolegu i Krämer, Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank e sheh gjendjen ngjashëm: “Problemi është se prodhimi ekonomik është ende vetëm në nivelin para koronës.”
“Gjermania frenohet edhe nga ciklet ekonomike evropiane,” thotë Jens-Oliver Niklasch nga Landesbank Baden-Württemberg (LBBË), shkruan DW.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë













