Shqipëria
Gjermania ia dhuron 10 vetura Policisë kufitare të Shqipërisë
“Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare shqiptare, duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Evropë"
Policia Federale Gjermane ia ka dhuruar 10 vetura me vlerë 127 mijë euro Policisë Kufitare të Shqipërisë, dorëzimin e të cilave e bëri ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz.
Ajo e cilësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si të shkëlqyer dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe Qeveria gjermane do të mbështesin Policinë.
“Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë të rëndësishëm në forcimin e ruajtjes së kufirit përmes Policisë kufitare shqiptare, duke rritur njëkohësisht edhe sigurinë e kufijve të Evropës. Përmes vizitave të shpeshta në stacionet e Policisë kufitare, por edhe në të ashtuquajturin kufij të gjelbër, veçanërisht atë me Greqinë, kemi përftuar një panoramë shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin shqiptar”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












