Shëndetësi
Gjermania ka nevojë për inerfmierë, por e dëbon një profesioniste nga Maqedonia
Amela Memedi flet gjermanisht, ka një diplomë gjermane të infermierisë dhe një vend pune në një klinikë gjermane. Por, pak kohëmë parë, ajo është marrë nga katër policë dhe është deportuar në Maqedoni, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Amela Memedi kishte shpresuar deri në fund se ajo do të mund të qëndronte dhe të punonte si infermiere.
Në fund të fundit, Gjermania ka nevojë të madhe për përkujdesës dhe punëtorët e kualifikuar si ata, janë fuqi punëtore urgjente që i nevojitet. Por të hënën, dy ditë para se qeveria federale të dorëzonte një projektligj mbi Ligjin për emigracionin, ajo është dëbuar në atdheun e saj, në Maqedonisë.
Shtetasja nga Maqedonia, e cila flet gjermanisht, kishte një diplomë gjermane për infermieri dhe një vend pune që ia kishte ofruar një spital në Heidelberg, kur ajo u shoqërua deri në aeroport nga katër policë gjermane. Prej aty, ajo u dëbua për në Maqedoni, transmetoin më tej Albinfo.ch.
Ndërkohë që vajza e re u dëbua, Qeveria federale gjermane, njëkohësisht është duke planifikuar rekrutimin e infermierëve nga Ballkani, për të përmbushur mungesën e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani. Ligji i ri mbi emigracionin e kualifikuar të punës, i miratuar nga ministritë e Punës, Çështjeve Ekonomike dhe Çështjeve të Brendshme, gjithnjë e më shumë i kushtohet kujdesit dhe shëndetit, njofton Albinfo.ch.
Vetëm në azilet e pleqve aktualisht mungojnë 25,000 specialistë. Prandaj, dikush dëshiron të pengojë refugjatët dhe njerëzit që nuk vijnë nga BE-ja, në mënyrë që ata të kenë shanse më të mira në tregun gjerman të punës.
Por në të ashtuquajturin `ndërrimi i korsisë`, që nënkupton ndërrimin e procedurës së azilkërkuesve të integruar dhe të kualifikuar pa të drejtën e banimit nga azil, në procedurat e emigracionit, drafti nuk i plotëson pritjet. Ajo që tani ka gjetur rrugën e saj në ligj nuk quhet ndërrimi i korsisë, por tolerimi i punësimit.
Azilkërkuesit e përjashtuar tani mund të marrin një tolerancë pune për një maksimum prej dy vitesh, nëse plotësojnë kushte të caktuara, informon Albinfo.ch.
Nevojitet një angazhim prej së paku 35 orësh në javë, për shembull, për të paktën 18 muaj të aktiviteteve të sigurimeve shoqërore, pasi të jetë në pronësi të së paku një viti të lejeqëndrimit `duldung`, për të financuar jetesën për të paktën një vit në vetvete, kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane, nuk guxojnë të jenë dënuar për ndonjë vepër dhe identiteti i tyre duhet të sqarohet.
Të gjitha këto kushte Amela Memedi, i kishte përmbushur. Por, kjo iniciativë ka ardhur shumë vonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane















