E-Diaspora

Gjermania kërkon kuadro nga pjesa tjetër e Evropës

Me anë të një programi të quajtur "The job of my life", Qeveria e Gjermanisë planifikon të bëjë tërheqjen e kuadrove profesionale nga Evropa Jugore

Tashmë qindra të rinj kanë ardhur në Gjermani për kualifikime të mëtejme, në kuadër të këtij programi.

Projekti për përgatitje profesionale ka filluar në shkurt të këtij viti dhe ka për qëllim që në Gjermani të sjellë kuadro nga vendet e prekura nga kriza të Bashkimit Evropian.

Të interesuarit mund të gjejnë informacione edhe në portalet: http://www.thejobofmylife.de/de/) dhe: http://www.make-it-in-germany.com

Qeveria gjermane i ka ndarë për këtë program për periudhën deri në vitin 2016 rreth 140 milionë euro. Të rinjtë mbështeten financiarisht për përgatitjen e tyre profesionale.

Mbulohen shpenzimet e kursit të gjermanishtes, shpenzimet për paraqitjet në konkurse dhe shpenzimet për kohën e përgatitjes profesionale. Rroga e tij është 818 euro në muaj, që do të thotë se merr më shumë se sa personat nga Gjermania që shkojnë në programe për përgatitjen profesionale.

Kandidatët për këtë program duhet të jenë të moshës 18 – 35 vjeç. Ata duhet të kenë edhe një diplomë për shkollën e kryer në vendlindje dhe të drejtën e punës në BE.

Në program mund të pranohen vetëm personat që nuk kanë kryer ndonjë përgatitje profesionale në ndonjë sipërmarrje në vendlindjen e tyre.

Para fillimit të përgatitjes profesionale, kandidatët duhet të kryejnë një punë praktike. Praktika ka për qëllim që edhe sipërmarrja të sigurohet për kualitetet e kandidatit, i cili do të marr pjesë në përgatitjen profesionale e cila zgjatë tre vjet.

Sic raporton DW, Gjermania nuk e ofron këto mundësi vetëm sa për të ndihmuar vendet e tjera evropiane, sepse edhe vet ka nevojë për kuadro të kualifikuara. Gjermanët kanë nevojë për kuadro në ndërtimtari, në sektorin e shëndetësisë, përkujdesjes për të moshuarit, për sektorin e energjetikës dhe mekanikë, thotë Susanne Eikemeier nga Agjencia federale për Punë.

Me një papunësi prej 7,6 %, Gjermania i ka punët më mirë se shumë vende të tjera të BE-së.

Sindikatat gjermane mendojnë se në këtë mënyrë dëmtohen shumë të rinj nga Gjermania, të cilët kërkojnë një vend për përgatitje profesionale dhe nuk mund të gjejnë nüe vendin e tyre.

Në Gjermani ka aktualisht rreth 300 mijë të rinj të cilët pas përfundimit të shkollave janë në kërkim të një vendi për përgatitje profesionale, në të ashtuquajturat programe për kualifkime të reja.

Dominik Ziller, ekspert për emigrantët nga Shoqata për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), mendon se tërheqja e ekspertëve dhe e të rinjve në programet e përgatitjes profesionale është e pashmangshme.

 “Deri në vitin 2025 në tregun e punës do të ketë 6 milionë njerëz më pak. “Edhe sikur të shfrytëzojmë të gjitha potencialet në Gjermani, do të kemi nevojë për 300.000 deri në 400.000 kuadro nga vendet e tjera”, mendon Zille.

Këtu ka dhe një lloj konkurrence me vendet në zhvillim, ndaj Gjermania duhet të ofrojë kushte të mira, nëse do që ekspertët të vijnë në këtë vend.

Gjatë vitit të kaluara në Gjermani kanë mbetur të lira 33 mijë vende për përgatitje profesionale. Kjo ka të bëjë me me zvogëlimin e numrit të lindjeve, por edhe me kushtet e sipërmarrjeve për ndarjen e një vendi për përgatitje profesionale.

Ndërmjetësimi organizohet prej Qendrës për Ndërmjetësime Profesionale nga vendet e Jashtme (ZAV), e cila bashkëpunon me shumë institucione të BE-së. Por ende nuk është e qartë nëse personat që vijnë në Gjermani për përgatitje, do të mbeten në këtë vend.

Problemi më i madh është dhe mbetet gjuha gjermane. Njohja e mirë e gjuhës është shumë e rëndësishme për firmat gjermane.