Kosova
Gjermania kritikon Kosovën për mosratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Mosmiratimi i projektligjeve për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat kanë arritur pajtushmëri autoritetet e Kosovës, ka nxitur reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.
Kuvendi i Kosovës, në seancën e mbajtur më 11 qershor, ka dështuar të miratojë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare financiare që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me mekanizmat ndërkombëtarë.
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për këtë gjë.
“Fjala zhgënjim është shumë diplomatike. A do ta shohim së shpejti Kuvendin e Kosovës duke punuar? Kjo kishte të bënte me paketat e ndihmës për shtetin dhe popullin”, ka shkruar Heldt në një postim në rrjetin social Twitter.
Ai ka bërë këto komente, ndërkohë që edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, është shprehur “e zhgënjyer” që Kuvendi nuk ka miratuar këto ligje.
Marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, sipas Kushtetutës duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, dërguar Radios Evropa e Lirë, totali i marrëveshjeve të cilat duhet ratifikuar në procedurë të përshpejtuar përfshin pesë marrëveshje kredie në vlerë 228.1 milionë euro dhe dy marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë 61 milionë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve Foodwatch ka depozituar një padi penale ndaj personave të panjohur në... -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025 -
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim -
Armët zvicerane janë të përdorura nga ICE në SHBA












