Bota
Gjermania kritikon vendet të cilat kundërshtojnë paktin e OKB-së për refugjatët
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mas kritikon vendet që kanë shprehur kundërshtimin ndaj Paktit Global për Migrim të Sigurt dhe të Rregullt të OKB-së, i cili duhet të miratohet në konferencën e nivelit të lartë javën e ardhshme në Maroko, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja ofron udhëzime për rregullimin e migracionit dhe mbrojtjen e të drejtave të migrantëve. SHBA dhe Australia janë në mesin e vendeve që janë kundër paktit detyrues.
Mosmarrëveshja mbi migracionin ka prekur qeveritë evropiane, kujton DPA. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak dha dorëheqjen pasi vendi i tij refuzoi marrëveshjen.
Hungaria, Austria, Italia, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Polonia dhe Zvicra e hodhën poshtë publikisht marrëveshjen.
Duke folur për gazetën “Der Spiegel”, Mas tha se vendimi i çdo vendi për të kundërshtuar Paktin “i ndihmon fushatës dezinformuese.”
Ai shtoi se Pakti “së pari siguron një kuadër ndërkombëtar për kontrollin, organizimin dhe rregullimin e migracionit”.
Përpjekja nga qeveria gjermane për të promovuar paktin në vend ka hasur vështirësi dhe Mas po përballet me akuzat se qeveria kishte informuar deputetët shumë vonë për marrëveshjen, e cila është drejtuar fushatën kundër tij, përfundon DPA.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit










