Lajme
Gjermania garanton të drejtat e banorëve britanikë
Gjermania ka miratuar një ligj të ri që u jep shtetasve të Britanisë së Madhe që jetojnë në vend një status të sigurt qëndrimi.
Legjislacioni i ri shkruan në ligj rregulloret e zbatueshme në Gjermani për qëndrimin e vazhdueshëm të 100,000 shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarëve të familjes së tyre që do të jetojnë në Gjermani pas 31 dhjetorit 2020, shkruan thelocal.de.
Ligji në mënyrë efektive garanton shtetasit e MB që jetojnë në Gjermani deri në fund të vitit një status të sigurt qëndrimi dhe të drejtën për të qëndruar.
Por, ka disa kushte që Britanikët duhet të respektojnë. Si fillim, ata duhet të raportojnë vendbanimin e tyre tek autoriteti i të huajve (Ausländerbehörde) përgjegjës për zonën e tyre të banimit deri më 30 qershor 2021. Ministria e Brendshme e Gjermanisë shton: “Nuk është e mjaftueshme që ata të regjistrohen në zyrën e regjistrimit të banorëve (Einwohnermeldeamt).
Pasi të kenë raportuar vendbanimin e tyre tek autoriteti i të huajve, atyre do t’u lëshohet një dokument qëndrimi.
“Kjo mund të marrë ca kohë, por ligjshmëria e statusit të tyre të qëndrimit nuk do të preket”.
Ministria kujtoi britanikët se ata do të mbulohen nga legjislacioni vetëm nëse ata lëvizin në Gjermani para fundit të dhjetorit 2020. Dhe ata që synojnë të transferohen në Gjermani pas përfundimit të periudhës së tranzicionit më 31 dhjetor do t’u nënshtrohen rregullave të ndryshme.
“Njerëzit e tillë do t’u nënshtrohen rregullave që zbatohen për të gjithë shtetasit e tjerë të vendeve të treta: për qëndrime më të gjata ose ndjekje të një aktiviteti ekonomik në Gjermani, ata do të kërkojnë miratimin nga autoriteti i të huajve”, thotë Ministria e Brendshme.
Nëse ata dëshirojnë të qëndrojnë për diçka përtej një qëndrimi të shkurtër ose disa vizitave të caktuara të punës në zonën Shengen, që nga viti 2021 atyre do t’u duhet një vizë përpara se të hyjnë në Gjermani, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












