Lajme
Gjermania ndan dy miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të shpenzojë dy miliardë euro shtesë për pajisje të reja ushtarake, kryesisht për të ndihmuar Ukrainën, tha të premten një burim qeveritar.
Një shtesë prej 400 milionë eurosh janë caktuar për Fondin Evropian të Paqes, i cili blen armë për Ukrainën, ndërsa disa shpenzime të tjera do të jenë për dërgesat bilaterale në Ukrainë dhe gjetkë, tha burimi, të premten, më 15 prill.
Më herët, ministri gjerman i Ekonomisë tha se gjermanët duhet të fillojnë të kursejnë energji për t’u bërë më të pavarur nga karburantet fosile ruse, gjë që do të ishte gjithashtu një nga përgjigjet ndaj Rusisë, pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt.
Në kohën kur po ngrihet numri i rasteve të vdekjeve të civilëve në Ukrainë, gjatë pushtimit rus, Gjermania është nën presion për t’u larguar nga gazi dhe nafta ruse, pasi kritikët thonë se të ardhurat e Moskës ofrojnë mjete jetike për të bërë luftë. Moska e përshkruan pushtimin e saj në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, ka thënë se Gjermania mund të bëhet më pak e varur nëse qytetarët reduktojnë konsumin e energjisë, duke propozuar përdorimin e trenave ose biçikletave, sa herë që është e mundur, në vend të vozitjes me automjete./Reuters
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Vatra” shënon 17 Shkurtin me promovim libri dhe koncert Promovohet libri “Unë, bija jote, Atdhe” i autores Amina Nuraj, shqiptare nga Sanxhaku. Pas promovimit vjen... -
Kosova, një shtet i ri, por me zgjidhje të mëdha -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Zvicër
-
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? Saunat po përjetojnë një rritje të madhe në Zvicrën frëngjishtfolëse, ku po hapen shumë objekte të... -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik -
Mungesa e borës kërcënon punët sezonale në qendrat e skive me lartësi mesatare në Zvicër











