Bota
Gjermania ndihmon Italinë për refugjatët
Qeveria gjermane edhe më tej do t'i qëndrojë kuotës 25%, pra do të pranojë çdo të katërtin refugjat të shpëtuar në det, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.
“E kam thënë gjithmonë që politika jonë e emigracionit është edhe humane. Ne nuk do të lëmë njeri të mbytet. Nëse gjithçka mbetet si është rënë dakord, ne do të marrim 25% të njerëzve të shpëtuar në det, para Italisë. Kjo nuk e rëndon politikën tonë të migracionit”, tha Seehofer për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”.
Qeveria gjermane ka pranuar deri më tani nga Italia çerekun e refugjatëve të shpëtuar. Seeohofer theksoi “se në këtë procedurë nuk ka për të ndryshuar asgjë.”
Takim në Maltë
Në 12 muajt e fundit kanë ardhur 561 refugjatë të shpëtuar në det nga Italia në Gjermani. Për të gjetur një zgjidhje për refugjatët e shpëtuar në det, Malta ka ftuar më 23 shtator përfaqësues nga Gjermania, Franca, Italia dhe presidentja e radhës së BE-së, Finlanda, për të diskutuar në Vitoriosa lidhur me një kuotë të përkohshme shpërndarjeje.
Kështu lihen mënjanë idetë e Seehoferit për të dërguar refugjatët fillimisht në zona pritëse për të trajtuar procedurën e azilit në vendet e Afrikës Veriore. “Për këtë duhen dy vende afrikane, që e mbështesin këtë, dhe ato nuk ekzistojnë”, tha ai. Në tetor do të paraqitet propozimi i vendeve të ftuar në Malta para Këshillit Europian. “Pritshmëria është që të bashkohen shtete të tjera”, ka thënë Seehofer. Italia dhe Malta kanë ndaluar herë pas here hyrjen e migrantëve të shpëtuar në det në portet e tyre.
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve














