Kosova
Gjermania në prag të njohjes së patentëshoferave kosovarë
Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patentëshoferëve midis Kosovës dhe Gjermanisë
Është bërë e ditur se ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, është ftuar më 4 dhjetor në Ministrinë e Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë.
Thuhet se në këtë takim ambasadori Cufaj është pritur nga drejtori i kësaj ministrie, Guido Zielke, me bashkëpunëtorë.
Midis dy shteteve pikë kryesore e takimit ka qenë njohja reciproke e patentëshoferëve midis dy vendeve pas aplikimit zyrtar që Kosova ka bërë vjeshtën e vitit 2018.
Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj se Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patentëshoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të përmbyllet procesi, i cili nga pala gjermane në nivel teknik përmbyllet nga ministria në fjalë dhe ministrat përkatës të 16 republikave gjermane në Konferencën e tyre vjetore. Kosova ka shënuar progres në këtë proces.
Po ashtu, Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj që një delegacion i kësaj ministrie në muajin janar do të udhëtojë për në Kosovë për të parë edhe gjendjen në terren: situatën me qendrat testuese, prodhimin e patentëshoferëve, sidomos shqyrtimin e situatës në aspektin e sigurisë rrugore në Kosovë- pasi që procesi lidhet drejtpërdrejt, sidomos me aspektet e sigurisë, me numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës.
Gjithashtu, ambasadorit Cufaj i është thënë po kështu se Qeveria e Gjermanisë është plotësisht e vetëdijshme për nevojë dhe domosdshmërinë e përmbylljes së këtij procesi, prandaj del urgjenca e kësaj vizite.
Nga ana tjetër, ambasadori Cufaj ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Gjermanisë dhe ka siguruar zyrtarët gjermanë që institucionet relevante në Kosovë janë të gatshme të presin delegacionin gjerman në janar, në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














