Bota
Gjermania, për tre muaj, dëboi 10 terroristë të mundshëm
Që nga fillimi i janarit, si rezultat i masave të reja të rrepta për të luftuar terrorizmin, Gjermani ka dëbuar 10 kryerës potencialë të akteve terroriste, informuan burime nga shërbimet gjermane të sigurisë, përcjell albinfo.ch.
Nga masat për dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar, si Anis Amri, kryesi i sulmit terrorist në panairin e Krishtlindjeve në Berlin, janë koordinuar me disa vende afrikane, përfshirë Marokun dhe Tunizinë, janë transferuar me forcë një pjesë të kërkuesve të azilit të dyshuar që potencialisht mund të shkaktojnë dhunë në Gjermani.
Sipas burimeve të sigurisë, dëbimi ka përshpejtuar pas analizës së Qendrës gjermane për Parandalimin e Terrorizmit (GTAZ), e cila ka kryer hetimin e të gjithë shtetasve të huaj dhe Anis Amri ishte në kontakt me strukturat radikale islamike, të cilat duhet të dëbohen në vendet e tyre.
Në Gjermani jetojnë rreth 600 radikalë të dyshuar islamikë, nga të cilët rreth 250 janë shtetas të huaj që nuk kanë aplikuar për azil, pretendojnë shërbimet gjermane të sigurisë.
Dëbimi i përshpejtuar i militantëve islamikë ka nisur pas një marrëveshje në mes të ministrit të Punëve të Brendshme dhe atij të Drejtësisë, Thomas de Mazier dhe Heiko Mas, në fillim të janarit, me të cilin shmangen të gjitha pengesat për dëbimin e personave të rrezikshëm në vend.
Tuniziani Anis Amri, i cili kishte kryer sulmin në panairin e Krishtlindjeve në Berlin, vrau 12 persona, 50 të tjerë u plagosën, kishte shpëtuar nga dëbimi në vendin e tij, për shkak se autoritetet tuniziane nuk i kanë lëshuar dokumentet e udhëtimit, edhe pse policia gjermane kishte të gjitha të dhënat e tij personale, duke përfshirë shenjat e gishtave.
Gjatë vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Tunizi në fillim të marsit, qeveria tuniziane ka angazhuar të pranojë 1.500 azilkërkuesit e refuzuar dhe në shenjë të vullnetit të mirë Gjermania do të dhurojë 250 milionë për projektet e zhvillimit.
Marrëveshje të ngjashme janë planifikuar me disa vende të tjera, nga vijnë një numër i konsiderueshëm i militantëve islamikë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












