Kosova
Gjermania pret nga Kosova “hapa të tjerë konkretë” lidhur me Asociacionin për KiE
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është koha që Qeveria e Kosovës të bindë shtetet për pranim në Këshill të Evropës, duke ndërmarrë “hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ambasada e Gjermanise kanë thënë se Quinti dhe të tjerët në vazhdimësi kanë theksuar se presin që Kosova të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për ta arritur shumicën e kërkuar prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm, shkruan koha.
“Në pikëpamjen tonë, një hap i tillë do të ishte dorëzimi i draftstatutit për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. Siç ka thënë ambasadori në postimin e tij në Twitter pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova duhet të bëjë punën e madhe’. Kjo ende nuk ka ndodhur. Tashmë i takon kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij që t’i bindin shtetet e nevojshme anëtare me mjete të tjera, pra duke ndërmarrë hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kosova është zotuar ta themelojë dhe është obligim ndërkombëtar”, kanë thënë nga Ambasada e Gjermanisë.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka takuar ambasadorët e QUINT-it. Kurti ka kundërshtuar vendosjen e kushteve të reja për Kosovën para votimit final për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pas takimit me përfaqësues të QUINT-it e të BE-së në Kosovë, Kurti ka thënë se kanë plotësuar të gjitha kushtet e vendosura dhe çdo kërkesë tjetër është në shpërputhje me votimin në Asamblenë Parlamentare. Ai ka kërkuar që çështja e dialogut të mos përzihet me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ditë më parë Gjermania e Franca kanë kërkuar dërgimin e draftstatutit të BE-së për shqyrtim në Kushtetuese, në mënyrë që Kosova të kalojë me sukses votimin për anëtarësim në KiE.
Në takimin me përfaqësues diplomatikë, kryeministri ka theksuar se pika që lidhet me Asociacionin e komunave me shumicë serb nuk duhet të vendoset prioritet.
Ka shtuar se draftin e BE-së për statutin e Asociacionit nuk e ka pranuar si të ndarë nga pakoja e Marrëveshjes së Brukselit e Aneksit të Ohrit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












