Lajme
Gjermania redukton kontigjentin ushtarak në Kosovë
Propozimi i Qeverisë gjermane drejtuar Bundestagut parashikon dërgimin në Kosovë të 800 ushtarëve, që do të thotë rreth 550 ushtarë më pak se në misionin e tanishëm
Bundestagun gjerman ka miratuar vendimin për reduktimin e kontigjentit ushtarak në Kosovë që funksionin në kuadër të forcave shumëkombëshe të NATO-s. Sipas propozimit të Qeverisë së Gjermanisë, Bundestagut do të vazhdojë edhe për një vit mandatin e ushtrisë gjermane në Kosovë në kuadër të KFOR-it, por duke reduktuar për rreth 40 për qind efektivin atje.
Propozimi siç shkruan DW, parashikon dërgimin në Kosovë deri të 800 ushtarëve, që do të thotë rreth 550 ushtarë më pak se në misionin e tanishëm.
Qeveria gjermane në sugjerimin për vazhdimin e mandatit u referohet vendimeve të NATO-s për përshtatjen e fuqisë ushtarake me zhvillimet në Kosovë. Kostoja për misionin e ushtrisë gjermane në Kosovë për këtë vit do të jetë 41,9 milionë euro.
Gjendja në Kosovë vlerësohet si kryesisht e qetë dhe e qëndrueshme, por edhe më tej me një potencial të lartë për konflikt – në veçanti në veri të Kosovës. Ndërsa detyra e Bundeswehrit është mbështetja e zhvillimit të një Kosove të qëndrueshme, demokratike, multietnike dhe paqësore, si dhe mbështetja e Forcave të Sigurisë në Kosovë.
Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit. Në media është spekuluar edhe me mundësinë e tërheqjes së ushtarëve gjermanë nga Kosova deri në fund të vitit 2018 dhe mbetjen atje të një kontigjenti këshillues. Por analistët thonë se realizimi i këtij synimi varet nga gjendja në terren.
Ndryshe, pjesëmarrja e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it është miratuar për herë të parë në Bundestag më 11 qershor 1999.
Në parim, misioni është i pakufizuar, por praktikisht ai duhet të vazhdohet nga Bundestagu çdo vit për 12 muajt e ardhshëm. Vazhdimi i fundit zyrtar është bërë më 23 qershor 2016 dhe ky vendim (aktualisht në fuqi) parashikon dërgimin e deri 1.350 ushtarëve në Kosovë. Por ky është numri më i madh, sepse në Kosovë aktualisht ka rreth 500 ushtarë gjermanë. Ndërsa vendimi i radhës zyrtarisht do të miratohet në Bundestag në qershor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












