Lajme
Gjermania regjistron numër rekord banorësh
Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë banorë se tani – 83.6 milionë
Autoritetet gjermane thonë se rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët. Megjithatë, numri i vdekjeve ende e tejkalon numrin e lindjeve, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milionë njerëz, më shumë se kurrë më parë. Krahasuar me vitin e kaluar, popullsia u rrit me 121 mijë njerëz, ose me 0.1 për qind, sipas njoftimit për shtyp të Zyrës Statistikore gjermane Destatis.
Megjithatë, rritja u ngadalësua, sepse një vit më parë ajo arriti në 338 mijë njerëz të tjerë, ose 0.4 për qind.
Edhe pse një shifër prej rreth 84 milionë banorësh ishte publikuar tashmë në vitin 2022, regjistrimi i popullsisë i të njëjtit vit, një anketë e madhe statistikore që përfshin numrin e banorëve, tregoi se vlerësimi i mëparshëm ishte tepër i lartë. Pastaj numri i banorëve u korrigjua në 82.7 milionë. Zyra Statistikore gjermane llogarit popullsinë në bazë të të dhënave zyrtare mbi lindjet dhe vdekjet.
Ende shumë më tepër të vdekur sesa foshnje
Të dhënat e përkohshme mund të shërbejnë si orientim, megjithëse korrigjimet janë ende të mundshme. Sipas këtyre shifrave të përkohshme, do të ketë një numër më të madh të vdekjeve prej 330 mijë në vitin 2024, afërsisht i njëjtë me vitin e kaluar. /DW
https://www.dw.com/sq/gjermani-numër-rekord-banorësh/a-73194989
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur ndjeshëm, duke reflektuar vështirësitë në rritje të... -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve













