Lajme
Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan
Për ta ruajtur stabilitetin në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në tetor, Qeveria gjermane do të dërgojë 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë.
Dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë e Hercegovinë. Këtë vendim e ka miratura qeveria gjermane të mërkurën.
Bëhet e ditur se kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë e Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi, ai duhet të miratohet nga Bundestagu.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë e Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. “Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022”, tha ai.
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, tha se kontingjenti i parë do të jetë nën 50. Sipas tij, një pjesë do të stacionohet në Komandën Qendrore në Sarajevë, kurse një pjesë tjetër do të jetë në terren me ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse dhe do të monitorojnë gjendjen në vend.
“Ata do të shërbejnë si sy e vesh për misionin, në mënyrë që, në rast nevoje, të reagohet me shtim forcash”, tha Helmbold në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane, të mërkurën në Berlin. /DW
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













