Lajme
Gjermania uron qeverinë e re të Kosovës, zotohet për vazhdim të mbështetjes
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar qeverinë e re të vendit, në krye me Albin Kurtin.
Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, kjo ambasadë thotë se, si partner jetëgjatë i institucioneve të Kosovës, pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin, mbështetjen për sundimin e ligjit në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Inkurajojmë qeverinë e re të nisë së implementuari agjendën e saj ambicioze të reformave për këtë vend dhe të rinisë dialogun me Serbinë në një proces negociatash të mirëstrukturuar, të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë kjo ambasadë.
Në fund, Ambasada gjermane në Kosovë thotë se Gjermania është e gatshme të mbështesë qeverinë e Kosovës dhe popullin e saj në të gjitha proceset qenësore, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool Në Gjenevë, autoritetet po e mbajnë nën vëzhgim shitjen e alkoolit tek të miturit. Këtë vit,... -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve












