Integrimi
Gjermania vihet pas mantelbardhëve
Gjermania ka një problem serioz me mungesën e personelin mjekësor që kujdeset për të moshuarit dhe të sëmurët.
Gjermanisë i mungojnë me mijëra infermierë dhe persona për përkudesje shëndetësor.
Deri në fund të kësaj dekade, Gjermanisë do t’i mungojnë 220 mijë persona të këtillë, thonë ekpsertët.
Qeveria gjermane tani po bën përpjekje që të zbutë këtë gjendje emergjente. Nga vendet e tjera janë duhet të vijë personel mjekësor, i cili duhet të kujdeset për popullatën gjithnjë e më të moshuar gjermane.
Në veçanti në fokus janë vendet si Spanja, Greqia, Italia dhe Portugalia.
Këto janë vendet prej nga duhet të vijnë më së shumti ndihmës, thuhet në në një përgjigje të qeverisë gjermane lidhur me këtë çështje.
Në këto vende ka probleme shumë të mëdha me papunësinë, ndaj ato paraqesin një potencial të konsiderueshëm të kandidatëve për tregun gjerman të punës.
Potenciali i këtyre vendeve është me të vërtetë i madh, sepse në këto vende gati që janë shterruar mundësitë e punësimit në shëndetësi, për shkak të kursimeve dhe krizës financiare e bankare.
Marrëveshje janë arritur edhe me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën sikur edhe me Tunizinë dhe Filipinet.
Në mbarë botën po kërkohet personel shëndetësor. Së fundi nga Kina janë sjellë në Gjermani 150 persona.
Deputetët majtistë kritikojnë qeverinë gjermane se me këto aksione po shkelë edhe të drejtën ndërkombëtare.
Ata i referohen edhe kodeksit për mirësjellje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku ndalohet rekrutimi i personelit shëndetësor në vendet që vuajnë nga uria.
Sipas këtij kodeksi, në 1000 banorë duhet të ketë 2.29 persona për përkujdesje.
Vlerësohet se me një përqindje të këtillë mund të përkujdeset për 80 % të popullatës, ndërsa 20 % e popullatës mbetet pa kurfarë përkujdesjeje.
Një situatë të tillë kemi edhe në Indonezi dhe Vietnam.
Këto rregulla kanë të bëjnë me rekrutimin e personelit nga këto vende që të vijnë në Gjermani. P
Por autoritetet gjermane thonë se ata nuk kanë organizuar ndonjë rekrutim aktiv.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshje me vendet për të cilat e dimë se nuk kanë ndonjë gjendje emergjente me mungesën e personelit të këtillë”, thotë ministri për Shëndetësi Daniel Bahr (FDP).
Ai nuk e sheh ndonjë alternativë tjetër për zgjidhjen e situatës.
“Ne gjendemi në një konkurrencë të fuqishme për këtë personel dhe nëse nuk bëjmë asgjë ata do të shkojnë në Zvicër, Britani të Madhe apo në vendet skandinave”, shton ai.
Qeveria gjermane po përpiqet t’i mobilizojë forcat e brendshme, por as kjo nuk mjafton.
Hubert Röser nga Shoqata Federale për Shërbime në Ambulanca dhe Shtëpi të Shëndetit ka mendim të ngjashëm me ministrin.
“Gjendja nuk mund të përmirësohet pa personal nga vendet e tjera”, thotë përfaqësuesi i organizatës që mbledhë më shumë se 1000 shërbime të ndryshme shëndetësore.
Sa i përket rekrutimit të personelit nga vendet e Lindjes së Largët, ekspertët dyshojnë se kjo mund të funksionojë mirë, për shkak të dallimeve kulturore.
“Ekzistojnë probleme të mëdha në komunikim mes një 80 vjeçari nga Gjermania dhe një personi nga India, Kina apo Vietnami”, thonë ekspertet.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











