Lajme
Gjermania zgjat kontrollet kufitare me Zvicrën, Poloninë dhe Çekinë
Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë ka njoftuar se vendi ka zgjatur kontrollet e përkohshme kufitare me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën deri më 15 dhjetor, ndonëse zakonisht nuk ka kontrolle të rregullta kufitare ose kontrolle dokumentesh në asnjërin prej kufijve të Gjermanisë, pasi të gjitha vendet, duke qenë në zonën Shengen, lëvizin pa viza.
Këto kontrolle kanë filluar në përpjekje për të ndaluar migrimin e paautorizuar, teksa një zëdhënës i ministrisë i tha DPA-së të hënën se zgjatja e kontrolleve kufitare do t’i raportohet Komisionit Evropian në Bruksel, por kontrollet pritet të vazhdojnë, veçanërisht përgjatë kufirit gjermano-polak, sipas REL, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, urdhëroi policinë të fillojë të kryejë kontrolle përgjatë kufirit me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën më 16 tetor, ndërsa kontrolle të tilla përgjatë kufirit gjermano-austriak kryhen që nga viti 2015.
Sipas njoftimit, nga 16 tetori rreth 3.300 hyrje të paautorizuara janë zbuluar në kufirin me Poloninë dhe 1.100 hyrje të paautorizuara janë parandaluar.
“Kjo do të thotë se këto masa po funksionojnë dhe do të vazhdojnë të veprojnë kështu. Nëse dikush kapet në kufi dhe e bën të qartë se dëshiron të aplikojë për azil, ai përgjithësisht lejohet të hyjë në vend”, ka thënë ai, ndërsa u shpreh se qëllimi i përgjithshëm i kontrolleve është “të ndalojë kontrabandën gjithnjë e më të paskrupullt dhe brutale të migrantëve”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













