Shkurt.ch
Gjermani:Marrëveshja për tatimet, fitore për Zvicrën
Gjermania dhe Zvicra i dhanë fund mosmarrëveshjeve të tyre prej vitesh lidhur me tatimet
Të dyja vendet kanë rënë dakord për një taksim të pasurive në miliarda që mashtruesit gjermanë kanë siguruar në bankat e Zvicrës Gazetat gjermane e kanë komentuar këtë ngjarje si një sukses për Zvicrën. “Një hap i madh përpara”, shkruhej në titullin e një komenti. “Fitore e etapës për Zvicrën”, ishte titulli i një gazete tjetër, tranmseton DW. Edhe politika është shumë e kënaqur me këtë arritje. Ministrja zvicerane e Financave, Eveline Widmer – Schlumpf, ka deklauar se Zvicëra ka tashmë sigurinë ligjore me këtë marrëveshje. „ Ne me këtë fuqizojmë konkurrencën e tregut financiar dhe çfarë ne mund të bëjmë, që është veçanërisht e rëndësishme, është fakti që ne mund të rrisim edhe reputacionin e pozicionit të financave të Zvicrës”, ka thënë Schlumf..Zvicerianët nuk dëshirojnë të jenë më në pozitën e fëmijve të fëlliqur që përfitojnë nga paratë ilegale. Tani fjala është për një strategji të parave të ndershme. Bankierët sigurojnë pozicionin financiar të Zyrihut për ata që duan të bëjnë biznes vetëm me njerëz që i kanë deklaruar paratë e tyre ligjërisht.Klientët gjermanë edhe në të ardhmen do të mbeten anonim. Një shkëmbim automatikisht i të dhënave të klientëve është shmangur, siç kërkojnë për shembull SHBA-të, në marrëveshjen e arritur me gjermanët. Presidenti i shoqatës së bankierëve zvicerianë, Patrick Odier, ka thënë se është një marrëveshje të balancuar:”Te dyja palët kanë aty përfitime. Klientët këtu shohin privatësinë e tyre të mbrojtur. Sekreti i bankës mund të mbetet i garantuar”, ka thënë Odier. Marrëveshja hyn në fuqi në fillim të vitit 2013. Gjermanët të cilët nuk kanë dashur ti deklarojnë paratë e tyre për tatimet, kanë mjaft kohë që paratë e tyre ti tërheqin nga Zvicra për ti dërguar në Singapor. Bankat zviceriane nuk mund t’i ndalojnë ata, por ata i kanë premtuar që do ti mbështesin klientët gjatë lëvizjes së të hollave në një oaze të re taksash.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












