Zhvillim
Gjilani, krahas Barcelonës në panairin “IME2015” të Cyrihut
Barcelona është kandidate për çmimin The Best City Model për tërheqjen e Investitorëve ndërsa Gjilani në kategorinë The Best City Model për Evropën Juglindore në tërheqjen e Investimeve
Nga 10 deri më 21 maj 2015 në qendrën e njohur të panaireve të Cyrihut “Zürich Messe” mbahet panairi dhe konferenca për investime “IME 2015”. Në këtë “event unik për prezantimin e projekteve dhe mundësive për investime nga shumë vende të botës”, siç thuhet në një komunikatë të organizatorit, do të prezantohet krahas qytetit të Barcelonës edhe qyteti i Gjilanit. Barcelona është kandidate për çmimin The Best City Model për tërheqjen e Investitorëve ndërsa Gjilani në kategorinë The Best City Model për Evropën Juglindore në tërheqjen e Investimeve. Për Gjilanin në Cyrih do të ketë një prezantim direkt nga kryetari i Gjilanit z.Lutfi Haziri.
“IME është organizuar nga XHafa Exhibitions prej Gjermanisë dhe DeltaBlue Ag nga Zvicra me përkrahje të Switzerland Global Enterprice, Hong Kong Trade and Development Council e shoqëruar nga Sharjah Investmetn Authority dhe Qyteti i Barcelonës së bashku me Qytetin e Gjilanit në Kosovë, thuhet më tutje në komunikatnë, transmeton albinfo.ch.
IME është një konferencë dhe panair për tërheqjen e investitorëve vendorë dhe të huaj dhe një vend unik në të cilin institucionet qeveritare dhe ato të sektorit privat i prezantojmë projektet dhe produktet e tyre para një audience nga investitorë dhe financier të selektuar mirë.
Fokusi strategjik i IME është prezantimi i projekteve investive dhe mundësive në: PPP (Projekte me partneritet Publiko Private); Patundshmëri komerciale; Energji dhe miniera
Gjatë konferencës IME, mbi 20 folës do të kontribuojnë gjatë tri ditëve me përvojën dhe dijen e tyre për të debatuar mbi projektet dhe mundësitë e investimeve që prezantohen në Konferencë. Po ashtu shumë shtete nga Evropa Juglindore do të prezantojnë projektet investive të tyre.
Organizatorët e mirëpresin vizitën e bizneseve, jo vetëm atyre shqiptare në Zvicër në për të mësuar mundësi të reja për biznes dhe të njëjtën kohë për të parë se si Gjilani e ka ndërtuar reputacionin për tu bërë Qyteti i preferuar në Evropën Juglindore për Investitorët, thuhet në fznd të komunikatës.
Programi i plotë i IME gjendet në webfaqen www.ime-europe.eu
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm Sipas Raportit të fundit të Arsimit Zviceran, 90.1% e 25-vjeçarëve në Zvicër përfundojnë arsimin e mesëm... -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse













