Lajme
Gjilani prezantohet në Panairin e Cyrihut
Në Cyrih, në Panairin “Investment Management Exhibition”, Gjilani do të shpalosë ndërtimin e objekteve banesore afariste dhe projekte rekreative për zhvillimin turistik
Komuna e Gjilanit do t’i prezantojë rezuset e saja urbane dhe turistike para investitorëve të huaj në Panairin Ndërkombëtarë “Investment Management Exhibition”, që do të mbahet në Cyrih të Zvicrës nga data 19 deri më 21 maj. Kështu njoftoi Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.
Sipas këtij njoftimi, në vazhdën e aktiviteteve të Gjilanit në synimin e përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik, Komuna do të shpalosë projektet e saj që përfshijnë gjetjen e investitorëve për riplanifikimin dhe ridizajnimin e objekteve komunale, ndërtimi i objekteve banesore afariste dhe projekte rekreative për zhvillimin e turizmit në Komunën e Gjilanit.
Në panair do të hapet një tendë e Gjilanit për prezantim profesional të projekteve komunale, duke përshirë edhe video promovuese. Komuna tashmë ka përgatitur një pako me materiale promovuese që do t’u shpërndahet investitorëve potencialë në panair.
Kryetari Lutfi Haziri do të mbajë një prezantim mbi rëndësinë dhe potencialin për investime në komunë, e cila ka aplikuar edhe për qytetin si model më i mirë, një çmim prestigjioz që jepet nga organizatorët. Komuna do të vazhdojë me projekte të tilla duke synuar gjithmonë që të jetë në shërbim të qytetarëve, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?











