Kultura
Gjithçka gati për koncertin spektakolar në Tiranë
70 instrumentistët nga të gjitha trevat shqiptare, së bashku me maestron, Shkëlzen Doli do të performojnë para publikut shqiptar
Gjithçka është gati për koncertin e Shkëlzenit Dolit, që do të zhvillohet të shtunën në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. 70 instrumentistët nga të gjitha trevat shqiptare, së bashku me maestron, dhe korin janë duke punuar, që gjithçka të shkojë siç është më së miri.
“Tani sapo kemi filluar provat të bashkuar dhe orkestra ka filluar, ka një kohë të gjatë që janë duke punuar. Uroj që ky koncert të jetë si një fillim i një riparimi të muzikës autoktone shqiptare”, deklaroi Shkëlzen Doli, violinist, raporton “TCH”.
“Valsi i lumturisë”, “Arbëreshës sime”, apo “Potpuri korçare”, do të jenë disa nga ‘magjitë’ që do të prezantohen para publikut shqiptar.
“Do të jene dy anëtarë të Filarmonisë së Vjenës: Walter Auer, flautist, dhe Sebastian Bru, udhëheqësi i violinçelave. Do jetë edhe pianisti italian që jeton në Vjenë, Luca Monti. Do të jemi 4 solistë që do të shoqërohemi nga kjo orkestër mbarëshqiptare”, theksoi më tutje Shkëlzen Doli, përcjell albinfo.ch.
Që prej 21 shtatorit, në sheshin “Skënderbej” po bëhen përgatitjet e fundit për një shfaqje të madhe, që pritet të shndërrohet traditë në vazhdimësi.
Biletat për këtë koncert kanë dalë në shitje në Tiranë, Prishtinë e Shkup, derisa pritet që edhe një numër i madh i turistëve të vijnë për këtë koncert.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve