Lajme
Gjoba për bizneset që shkelin të drejtat e punëtorëve
92 biznese janë dënuar vetëm gjatë një muaji nga Inspksioni i Punës. Bëhet fjalë kryesisht për kompani ndërtimore ndërsa vlera e gjobave që u janë shqiptuar është afër 100 mijë euro, bëjnë të ditur për radion Evropa e Lirë përfaqësues të inspekionit.
Ata janë gjobitur për punësim të punëtorëve pa kontratë pune dhe për mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse.
Sipas kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Basri Ibrahimi, janë realizuar 1548 inspektime, ku janë inspektuar 11402 punëtorë.
“Gjatë kësaj fushate ne kemi shqiptuar 92 gjoba me një vlerë afër 100 mijë euro. Për punëtorët pa kontratë pune janë shqiptuar 72 gjoba dhe 20 gjoba janë shqiptuar nga aspekti i sigurisë dhe shëndetit në punë, në veçanti për pajisjet personale mbrojtëse”, ka sqaruar Ibrahim për ReL.
Gjobat për ata që nuk e respektojnë Ligjin e Punës në Kosovë, sipas ligjeve në fuqi kapin shumën deri në 35 mijë euro.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ndërkohë ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë edhe në muajt e ardhshëm në kompani tjera.
“Gjatë këtij muaji dhe në muajin e ardhshëm do të inspektohen kompanitë e pastrimit dhe kompanitë e sigurimit fizik, pasi që këtu edhe në këto kompani kemi konstatuar se ka shkelje ndoshta jo të kontratave të punës, por detyrimet tjera që dalin nga Ligji i Punës siç është paga minimale dhe orari i punës”, ka treguar Ibrahimi.
Mekanizmat në Kosovë që merren me mbrojtjen e punëtorëve, thonë se numri i inspektimeve të bizneseve është mjaft i ulët, krahasuar me numrin e madh të bizneseve private që funksionojnë në Kosovë.
“Me një numër të tillë të inspektorëve aq sa është 50, është vështirë të bëhet më shumë për shkak se ata kanë inspektuar rreth 1500 biznese ndërsa ne i kemi afër 60 mijë. Pra, numri prej 50 inspektorëve nuk mund të kryejë punën ashtu siç duhet për këto probleme siç është mosrespektimi i Ligjit të Punës apo shkeljet e të drejtave të punëtorëve”, thekson për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi.
Një problem mjaft shqetësues në Kosovë që e thekson Haxhi Arifi është fakti që punëtorët të cilëve iu shkelen të drejtat e tyre nga punëmarrësi nuk e raportojnë një gjë të tillë.
Ai tregon se është jashtëzakonisht numër i vogël i atyre që paraqiten në këtë institucion dhe denoncojnë raste që kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të tyre nga punëdhënësi.
“Numri i madh i të papunëve në Kosovë ka bërë që punëdhënësit të mund të largojnë punëtorët e tyre sa herë që ata dëshirojnë. Kjo ka bërë që punëtorët të mos denoncojnë rastet e shkeljes së të drejtave të tyre. Për ata them që punëtorët të mos hezitojnë të paraqiten në linjat tona telefonike dhe të raportojnë rastet, pasi që ne se bashku me Inspektoratin e Punës do të marrim masa”, shprehet Arifi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












