Jeta në Zvicër
Gjobiten 330 vozitës, por policia zvicerane ua kthen të hollat
Për shkak të një treguesi që nuk ka qenë i shënuar në mënyrë të qartë për reduktimin e shpejtësisë, shumë vozitësve do tu kthehen të hollat nga gjobat
Zakonisht, shpejtësia maksimale në rrugën kryesore në relacionin Full-Reuenthal AG është 50 kilometra në orë. Por për Çmimin e Madh të garës biçiklistike të Gippingenit të Kantonit të Aargaut më 7 qershor, shpejtësia ishte zvogëluar në 30 kilometra në orë. Megjithëse policia në rajon dhjetë ditë më parë kishte paralajmëruar për kontrolle të radarit për atë ditë, prapëseprapë 330 vozitës kanë rënë në kurth. Shumë vozitës u gjobitën, ndërsa disa të tjerë edhe u denoncuan.
Për shkak se disa ditë më vonë Prokuroria në Brugg Zurzach pranoi ankesa të shumta se reduktimi i përkohshëm nuk ishte mjaft i qartë, prokurori është përkujdesur për këtë çështje. Dhe ai vendosi në favor të të gjobiturve, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
“Konkretisht, në çdo kthesë është dashur të shënohet tempo 30 km/h”, shpjegon René Lippuner, shefi i policisë rajonale Zurzibiet.
Për këtë arsye, masat denoncuese tani janë anuluar, transmeton më tej albinfo.ch.
Edhe ata që tashmë i kanë paguar gjobat, të hollat do t`i marrin prapa. Në ndërkohë, policia dhe organizatori i garave të Gippingenit u kanë kërkuar falje atyre që janë prekur nga ky rast.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












