Shkurt.ch
Gjobitet polici zviceran për tejkalim të shpejtësisë
Pasi donte të ndalonte një vozitës që po largohej, një polic zviceran kishte ngarë shumë shpejt veturën nëpër qytet, duke e tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 42 km më shumë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch. Ai, tani do të duhet të paguaj gjobë, pavarësisht se ka qenë vozitje gjatë shërbimit zyrtar.
Gjykata Federale e hodhi poshtë ankesën e një polici nga Gjeneva, i cili po ngistë veturën zyrtare gjatë një ndjekje të një vozitësi tjetër, duke arritur shpejtësinë prej 92 km/h nëpër qytet, ngjarje kjo që kishte ndodhur në vitin 2015. Polici kishte tentuar të ndalojë dy të arratisur të cilët paraprakisht kishin hedhur në erë një bankomat.
Qëllimi i policit dhe koleges së tij ka qenë që të kapnin dy personat para se të kalonin vendkalimin kufitar, përcjell Albinfo.ch. Gjatë vozitjes së tyre, ata ishin regjistruar dy herë nga radarë në zonën e banuar. Herën e parë ata janë kapur me shpejtësi të tejkaluar prej 30 km/h, ndërsa herën e dytë prej 42 km/h.
Ndërkohë që fillimisht po i ndiqnin me dritat blu dhe sirenat e policisë, për arsye taktike, kolegia i ndali ato për arsye taktike. Në lidhje me tejkalimin e parë të shpejtësisë, prokurori ndaloi rastin sepse ishte klasifikuar si një veprim i nevojshëm zyrtar, përcjell Albinfo.ch. Por, për 42km/h, polici u dënua nga Gjykata Kantonale e Gjenevës, për shkak të shkeljes së ashpër të rregullave të trafikut, me një gjobë prej 600 frangash.
Gjykata e Lartë Federale e konfirmoi këtë vendim, me një vendim të publikuar të martën. Ajo ka theksuar se tejkalimi i shpejtësisë maksimale gjatë një udhëtimi zyrtar duhet të jetë gjithmonë proporcionale. Për shembull, gjatë kësaj ka mundur të rrezikohet një jetë njerëzore.
Në rastin konkret, policët e dinin se të arratisurit nuk e kishin lënduar askënd, përcjell Albinfo.ch. Pavarësisht nga interesi publik që të arrestojë autorët, sipas Gjykatës Federale polici është dashur të ketë kujdes me shpejtësinë në mënyrë që të mos rrezikojë jetë njerëzore.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












