Shkurt.ch
Gjobitet vozitësi që montoi mikrovalë në kamion
Gjatë një kontrolli të një vozitësi të kamionit, policia e Schaffhausenit ka zbuluar disa objekte obstruktive. Hungarezi në kamionin e tij kishte montuar edhe mikrovalë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Ky vozitës kishte krijuar kushte më të rehatshme në kamionin e tij. Të premten në mëngjes, gjatë një kontrolli në qendrën e kontrollit të trafikut të rëndë (SVKZ) në qytetin e Schaffhausenit, zyrtarët policorë zbuluan një mikrovalë në pjesën e llamarinës së ulët nën kamion, një altoparlant dhe disa shalle të varura sportive, informon Albinfo.ch.
Problemi: Objektet kanë qenë të vendosura në atë mënyrë që e kanë vështirësuar këndvështrimin e tij gjatë qarkullimit. Hungarezi 44-vjeçar është denoncuar në zyrën e prokurorit, informon Albinfo.ch.
Siç njoftoi të premten policia e Schaffhausenit, ai është dashur të depononte disa qindra franga dhe të largonte gjësendet përpara se të vazhdonte udhëtimin.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?













