Muzikë
“Gjon’s Tears”, emri shqiptar që la gjurmë në muzikën evropiane në vitin 2021
Gjon Muharremaj ka falënderuar publikun shqiptar në intervistën e shkurtër për albinfo.ch me rastin e dorëzimit të çmimit nga redaksia e jonë
Këngëtari shqiptarozviceran, Gjon Muharremaj, është shpallur si protagonist i vitit 2021 në fushën e artit nga platforma albinfo.ch (online&print). Kjo, falë suksesit të jashtëzakonshëm që ai pati në garën e eurovizionit, duke u radhitur i pari nga juria dhe më pas i treti nga publiku. Po ashtu, ai mori çmimin si performuesi më i mirë zviceran nga “MTV europe music awards 2021”. Gjatë rrugëtimit të tij, këngëtari përfaqësoi dinjitetshëm edhe vlerat dhe origjinën shqiptare.
I njohur në skenën artistike si “Gjon’s tears”, posaçërisht në Zvicër dhe Francë, interpretuesi i këngëve “tout l’universe”, “Babi” dhe “Répondez-moi” shquhet për linjat e zërit unik dhe stilin e tij muzikor, i cili ngërthen në vete tema shpeshherë sociale, kështu duke i ofruar publikut muzikë emocionale.
I rritur në frymën e vendlindjes nga prindërit shqiptarë dhe i lindur dhe arsimuar në Zvicër, duke u inspiruar nga emra të mëdhenj, si Celine Dion e Lady Gaga, Gjon’s Tears pa dyshim është një “puzzle” i kompletuar artistikisht.
Këtë na e tha edhe vetë Gjoni, në intervistën e shkurtër që albinfo.ch ka zhvilluar me këngëtarin, me rastin e dorëzimit të çmimit nga redaksia e albinfo.ch.
Albinfo.ch: Pas një viti aktiv dhe të suksesshëm, si po ndiheni si fitues i këtij çmimi?
Gjon Muharremaj: Unë ndihem shumë krenar, kështu që faleminderit gjithë redaksisë që më ka zgjedhur si personalitet i vitit. Është një “ngrohje” në zemren time kur e di që e kam këtë mbështetje edhe sidomos nga Kosova, një mbështetje, e cila është shumë e rëndësishme për mua.
Albinfo.ch: Duke qënë se mbani një emër shqiptar, a ka ndikuar origjina në zhvillimin e karrierës suaj këtu?
Gjon Muharremaj: Emri im, po shihet që nuk është emër internacional. Është për mua një gjë shumë e veçantë dhe e bukur që kam pikërisht këtë emër, pra Gjon, që theksohet si John në anglisht, por që është emër shqiptar. Në kohën kur kam shkuar në shkollë, më pyesnin nga vjen, sepse nuk është emri Gjon nuk emër nga këtu, e kur shkoja në Kosovë, është një gjë tjetër, një histori tjetër. Fillimisht në Zvicër e kam ndierë që jam i ndryshëm nga të tjerët, më në fund e kam kuptuar që rrënjët janë shumë të rëndësishme për të zhvilluar vlerat personale, por jam shumë, shumë krenar qe kam mundësi ta kem këtë multikulturalizëm në vete.
Albinfo.ch: Si do ta përshkruani vitin që po lëmë pas, çka keni mësuar nga 2021-a?
Gjon Muharremaj: Kam mësuar shumë gjëra, sidomos që e kam vendin tim në këtë rrugë, në këtë degë që është muzika dhe që do të luftoj sa më shumë që të shkoj sa më lart, e t’i kënaq njerëzit që më kanë mbështetur nga fëmijëria, që kur kam pas dalë në televizion në Shqipëri, kështu që kam mësuar të profesionalizohem dhe të arrij sa më lart.
Albinfo.ch: Cilat janë projektet e radhës, ku jeni të fokusuar tani?
Gjon Muharremaj: Une tani jam i fokusuar tek albumi im. Kam nënshkruar një kontratë në Francë dhe kam disa bashkëpunime që janë bërë, njëri ndër ta është ai me Arilena Arën… Kështu pra, plot muzikë dhe shumë surpriza.
Së fundi “Gjon’s Tears” ka interpretuar edhe bashkë me Rona Nishliun këngën “Mallëngjimi” në gjuhën shqipe.
Intervistën e realizoi Alisa Buzhala
Autor i fotografive: Rromir Imami
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave
















