Integrimi
Gjuha shqipe, e treta ndër gjuhët e huaja në shkollat austriake
Shqipja vjen në vendin e tretë me gjithsej 16.481 nxënës që e flasin atë, pas turqishtes (60.714) dhe gjuhëve serbokroate dhe boshnjake të marra së bashku (69.414)
Ndërkohë që numri i nxënësve në Austri shkon duke rënë, në shkollat austriake sa vjen e rritet numri i fëmijëve dhe të rinjve, të cilët kanë një gjuhë tjetër amtare nga gjermanishtja.
Sipas zyrës së statistikave «Austria», në vitin e kaluar shkollor (2014/2015), 22.2 për qind të nxënësve kanë shënuar një gjuhë tjetër nga gjermanishtja si gjuhë në të cilën flasin në shtëpi, që është pra më shumë se një e pesta e numrit të gjithmbarshëm të nxënësve, shkruan orf.at.
Rritja në krahasim me një vit më parë ka qenë për më shumë se 11 mijë, ose plus 1.1% në krahasim me vitin shkollor 2013/2014.
Në kryeqytet, në Vjenë, ndërkaq pjesëmarrja e nxënësve me gjuhë amtare të huaj është dukshëm mbi mesataren, ose 47.5%, transmeton albinfo.ch. Me një diferencë të madhe vijnë në radhë pastaj landet si Vorarlberg me 23.4%, Salzburgu me 19.1% etj. Përqindja më e ulët e nxënësve me gjuhë amtare të huaj është në landin Kärnten, gjithsej 12.4%.
Më të përfaqesuarit, fëmijët me gjuhë amtare jo gjermanshten janë në shkollat speciale 32.3%, përcjell albinfo.ch. Shkollat politeknike me 30% vijnë më pas ndërsa përqindja më e ulët e tyre është në shkollat AHS dhe BHS, gjithsej 17.1%.
Gjuha e huaj që flitet më së shumti nga nxënësit në shkollat austriake në mesin e gjithsej 80 gjuhëve, është, nëse merret si një gjuhë e përbashkët serbishtja/kroatishtja/boshnjakishtja, e cila flitet nga 69.414 nxënës. Ndërsa turqishten e flasin 60.714 nxënës. Shqipja vjen ne vendin e tretë me gjithsej 16.481 nxënës që e flasin.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë














