Lajme
Gjuha shqipe, lëndë zgjedhore në Turqi
Ministria turke e Arsimit Kombëtar, ka vendosur që gjuha shqipe dhe boshnjake të jenë lëndë zgjedhore në arsimin turk, duke filluar nga klasat e pesta
Gjuha shqipe dhe gjuha boshnjake, nga vitit i ardhshëm, do të jenë si lëndë zgjedhore në sistemin e arsimit në Turqi. Kështu ka vendosur Ministria turke e Arsimit Kombëtar, sipas të cilës, dy gjuhët e miratuara nga Bordi i Arsimit dhe Edukimit do të jenë lëndë me zgjedhje duke filluar nga klasat e pesta.
Ndryshe, në tetor të vitit të kaluar mes Ministrisë turke të Arsimit dhe Universitetit Trakya ishte nënshkruar protokolli i bashkëpunimit me qëllim për të mundësuar që nxënësit të kenë njohuri të kulturave të ndryshme, dhe transmetimin ndaj brezave të ardhshëm të gjuhëve dhe dialektet që “jetojnë” në Turqi.
Programi mësimor i gjuhës shqipe dhe boshnjake, pasi u përgatit dhe u vlerësua edhe me kontributet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Bazë të Ministrisë së Arsimit, u paraqit në Kryesinë e Bordit të Arsimit dhe Edukimit, citon KlanK.
Menjëherë pas dhënie së vendimit, kanë nisur punimet për përgatitjen e teksteve mësimore për nxënësit që nga viti i ardhshëm mësimor do të mund të mësojnë gjuhët shqipe dhe boshnjake si lëndë me zgjedhje në shkolla që nga klasa e 5-të.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












