Lajme
Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës
Gjumi i pasdites ndihmon në parandalimin e demencës, tregon një studim i ri.
Shkencëtarët në University College London përdorën të dhëna nga 378.932 britanikë të moshës nga 40 deri në 69 vjeç. Skanimet treguan se truri i dremitësve dukej 2.6 deri në 6.5 vjet më i ri.
“Për disa njerëz, dremitjet e shkurtra gjatë ditës mund të jenë një pjesë e enigmës që ndihmon në mbajtjen e trurit të shëndetshëm ndërsa plakemi. Shpresoj se ky studim mund të ndihmojë në zvogëlimin e stigmës që ekziston ende rreth dremitjes gjatë ditës”, është shprehur autorja kryesore e studimit, Dr Victoria Garfield.
Studiuesit sugjerojnë se një sy gjumë deri në 30 minuta në orët e para të pasdites është më i miri. Ata thanë se mund ta mbrojë trurin nga përkeqësimi inga mungesa e gjumit të mjaftueshëm gjatë natës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur













